TIRANE

Numri dy i PD, Edi Paloka ka reaguar përmës një postimi në facebook lidhur me votimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

“Çdo ditë vetëm lajme të keqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen , por po na kthen mbrapa në kohët më të errta” shkruan Paloka, ndërsa fton shqiptarët të ngrihen që shqiptarët mos të trajtohen më qytetarë të dorës së fundit nga Evropa, për shkak të kryeministrit.


Postimi i plotë:


Cdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen , por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta .


Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter…2010-2019

Nuk ka kaluar shume nga koha kur ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave…

Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb