KOSOVË

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian.

Krye parlamentari shprehet mes tjerash se është i pakonceptueshëm veprimi i BE-së,  i cili vijon të mbajë peng nga lëvizja e lirë kosovarët, në një kohë kur të gjitha kushtet janë plotësuar.

“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai. “BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1.7 milionë banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli për median austriake.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb