KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi sukses faktin që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ka hyrë në konkluzione të Këshillit të ministrave të BE-së.

“Këto janë konkluzione të këshillit, nuk janë vendim. Nuk është marrë vendim negativ. Ato janë konkluzione të këshillit. Sa i përket gjendjes së liberalizimit gjendja është korrekte. Për me u marr vendimi, duhet hyrë në agjendë. Nuk është vendim, janë vetëm konkulzione. Jemi në proces. Është me rëndësi që jemi në konkluzione, kanë mund me ndodh konkluzionet për tema të tjera e ne mos me qenë të përfshirë fare. Kjo do të ishte humbje për ne”, tha Haradinaj.

Sa i përket taksës ndaj Serbisë, e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj tha se ajo nuk është ndërlidhur me vizat.  Ai shtoi se dalja nga gjendja aktuale është një marrëveshje kornizë për njohje reciproke me Serbinë, në kufijtë ekzistues.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb