TIRANË
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për mocionin e kthimit të vizave, e votuar nga parlamenti i Holandës.
Edhe pse kryeministri renditi arsyet se pse shqiptarët nuk preken nga lëvizja e lirë, Hajdari tha se ky rast duhet të merret me seriozitet pasi imazhi i vendit po përbaltet në botë. Gjithashtu Hajdari u ankua edhe për fjalimet e gjata të shefit të qeverisë në Kuvend, ndërsa tregoi edhe arsyen se pse zgjodhi të qëndronte në Parlament.
“Rama e ka karakteristikë që flet vetëm gjatë dhe nuk na jep shumë mundësinë të flasim, por mendoj se duke folur pak e saktë do bëja një replikë të duhur për një shqetësim që shtroi për vendimin e parlamentit holandez. Dëgjo, e shikoj këtë si një vendim shqetësues, kurse Rama ia hedh përgjegjësinë opozitës jashtë kuvendit se ajo e ka fajin, pra gjen alibinë apo kundërshtarin për të hedhur përgjegjësive për gjithë gabimet mospërmbushjeve të kritereve të qeverisë.Ky vendim mund të ketë ardhur nga partitë e djathta ekstreme, por ai u miratua nga 108 deputetë të parlamentit dhe kjo është shifër shumë e madhe dhe opozita jashtë kuvendit nuk ka forcë të bindë 108 deputetët atje.
Unë dhe grupi kemi një kerkesë, duam të ndryshojmë sistemin, ju nuk jeni dakord dhe unë e kuptoj hallin tuaj. Rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë pjesërisht të plotësuar dhe jo plotësisht ka hapësira aty për përmirësime. Fundin e reformës ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit. Duam diskutim të hapur publik me gjithë aktorët e tjerë.Unë dhe grupi i PD është dakord që të shqyrtojmë si sistemin maxhoritar të pastër duke kaLuar tek ai proporcional me listat e hapura”, tha ajo.