TIRANË- Pas urimit për Ditën e Verës, ambasada amerikane në Tiranë ka një këshillë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që aplikojnë për vizë.

Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA shkruan se aplikuesit duhet të paraqiten vetëm 10 deri 15 minuta përpara kohës së përcaktuar dhe jo me orë përpara. Për të kaluar kohën nëse jeni para, ambasada sugjeron të pinë kafe.

“??️ | Gëzuar Ditën e Verës! A e dini se duhet të paraqiteni në Ambasadë vetëm 10-15 minuta përpara kohës së caktuar për vizë? Nuk ka nevojë që të vini me orë përpara, apo të prisni në radhë jashtë murit të Ambasadës. Nëse po udhëtoni nga jashtë qytetit dhe jeni herët për takimin tuaj, shkoni në një kafene dhe shijoni një kafe. #PyetAnën ??”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb