Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vizitën zyrtare në Tiranë, ku ai pati takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që në orët e pasdites do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, me një sipërfaqe prej 10 mijë metra2, e financuar nga shteti turk, dhe që konsiderohet si më e madhja në Ballkan.

Në reagimin e tij, Erdogan shprehet se në Këshillit e Bashkëpunimit të Biznesit të Nivelit të Lartë,  ndjeu një privilegj të madh që ishte në Shqipëri.

“Me deklaratën e përbashkët që nënshkruam, theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme.

Ne kemi konfirmuar vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me 3 marrëveshje që kemi nënshkruar në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit.

Ne vazhdojmë përpjekjet tona kolektive për të rritur vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë në fazën e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ne do t’i japim gjithashtu mbështetjen e nevojshme partnerit tonë strategjik dhe aleatit të NATO-s në përmbushjen e nevojave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fushën e pajisjeve ushtarake dhe stërvitjes.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me funksionimin e përbashkët të Spitalit të Fierit, të cilin e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021.

Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht FETÖ-së me mikun tim të dashur Kryeministër zotin Rama.

Shpresojmë se do të vazhdojmë efektivisht luftën tonë kundër organizatave terroriste me vendimet që marrim sot.

Persekutimi i Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe në Liban, janë ndër pikat kryesore të axhendës së diskutimit tonë.
Shpresoj që konsultimet dhe vendimet tona që marrim të çojnë në mirësi”, shprehet Erdogan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb