Andi Hoxhaj, profesor në University College of London, në një intervistë me Skype në News 24 në rubrikën Çështja e Ditës nga Renaldo Salianji komentoi vizitën e drejtorit të CIA-s Uilliam Burns në vendet ballkanike.

Hoxhaj tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë influencë ruse në zgjedhjet amerikane. Ai tha se Uashingtoni dëshiron gjithashtu stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Andi Hoxhaj, profesor në University College of London: Kjo vizitë e shefit të CIA-s amerikane në Ballkan ka shumë rëndësi. Jo më kot, Burn ka zgjedhur tre nga vendet që janë nga më problematiket në Balllkanin Perëndimor për sigurinë e brendshme dhe përplasjet që kanë pasur shpesh herë. Vizita kryesore ishte në Bosnjë dhe fjala kryesore ka qenë që SHBA mbështesin territorialitetin e Bosnjës dhe Republika Sërpska nuk mund të ndahet. Pjesë e debatit besoj se ka qenë influenca ruse.

SHBA nuk dëshiron influencë ruse në zgjedhjet amerikane. Burns e njeh shumë mirë influencën ruse në Serbi, në Bosnje e në veriun e Kosovës. SHBA nuk duan tjetër vatër ruse, siç ka ndodhur në Ukrainë. SHBA e sheh shumë mirë se situata po zien më tepër në Bosnjë e Herzegovinë dhe do të ndalojë ndonjë përshkallëzim.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb