Deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, komentoi vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai tha se në qendër të deklaratave të Erdogan, ishin marrëdhëniet e mira që kanë dy popujt.
Xhafaj shtoi se nuk mendon që ishte e qëllimte që vizita e Erdogan në vizitë të ndodhte pikërisht në ditën që përkon me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
“Unë besoj se pjesa dërrmuese e fjalimit kishte të bënte me nevojën historike mes vendeve. Ne nuk mund të prisnim të njëjtin fjalim si në vitin 2015, ku flitej për vendosjen e themeleve mes dy vendeve. Tani ne kemi avancuar, si në investimet private, por edhe gjatë periudhës së pandemisë sepse Turqia na siguroi vaksinat e para.
15 korriku i 2016 ka qenë moment kyç, edhe për fatet e Turqisë. Unë s’kam qenë ndërmjetës mes dy vendeve. Besoj se është kërkuar nga protokolli turk të flitej përpara parlamentit. Nuk e di dhe nuk besoj se kjo vizitë kishte të bënte me përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar”, tha Xhafaj.
(BalkanWeb)