TIRANË- Vizita e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri ditën e martë, ka bërë që Policia e Shtetit të marrë disa masa sigurie, duke porositur drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të evitojnë disa rrugë. Kështu Policia Rrugore e Tiranës, njofton se nesër më datë 13.05.2015, do të ketë devijime dhe bllokime të pjesshme, të disa rrugëve urbane dhe interurbane në Kryeqytetin e Tiranës.

Konkretisht duke filluar nga ora 09:45 deri në orën 22:30 në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit” në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, në të dy anët e saj, në “Sheshin Shqiponja”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “George Bush”, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin këto akse dhe rrugëkalime, si dhe të evitojnë lëvizjen me automjete.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb