Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri është temë diskutimi në emisionin “Real Story”, në “News 24”.

Për të folur për këtë çështje, ndër të ftuarit në studio janë deputeti i PS, Etjen Xhafaj dhe analisti Shpëtim Nazarko.

Xhafaj, tha gjatë fjalës së tij se vitin e ardhshëm Shqipëria dhe Turqia bën 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, duke shtuar se shteti turk ishte i pari që njohu Kosovën.

“Ajo që është e rëndësishme është që vitin që vjet Turqia mbush 100 vite shtet modern e ne vitin tjetër mbushim 100 vite raporte diplomatike. Këtu Turqia është një nga aktorët më të mëdhenj. Ishte vendi i parë që njohu Kosovën dhe vijon ta mbështesë atë dhe njohjen e saj nga vendet e ndryshme”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër, Nazarko tha se është për të ardhur keq që në Shqipëri nuk ka persona që punojnë në ndërtim dhe në sektorë të ngjashme. Kjo është dhe arsyeja sipas tij që mungojnë investimet e huaja. Po ashtu, ai tha se shqiptarët duhet të shikojnë hallet e problemet e tyre dhe nuk duhet të merren me tematika madhore.

“Ne pamë shumicën e ndërtuesve që vijnë nga jashtë. Ne jemi një vend që nuk i përgjigjemi dot investimeve të huaj. Ne po marrim punëtorë nga Bangladeshi. S’na e ka fajin Turqia e SHBA, ne kemi shkolla të dobëta, ligje jo të mira. Kush do të vij të bëj investime këtu në këto kushte. Turqia është anëtare e NATO-s. Ajo është në qendër të botës. Është një nga faktorët që mban ekuilibrat e botës. Unë jam me qëndrimit që të mbajmë atë qëndrimin e urtë, të një vendi të vogël, sepse për të jetuar e gjykuar se çfarë bën Erdogan, se pse është në Tiranë ai, nuk ka çfarë të na duhet. Ne jemi një popull i varfër, i vuajtur”, tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb