TIRANE- Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili vjen të dielën në Tiranë, është i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që viziton Shqipërinë, pas viteve ’90. I pari që shkeli në Tiranë, në vitin 1991 ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga izolimi komunist.

Vizita e dytë do të ishte në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO. Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është vizita në vitin 2007 e presidentit të atëhershëm George W. Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në 1 nëntor 2012, vendin tonë e vizitoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon, shkruan ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: