SERBI

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  ka komentuar vizitën e  këshilltarëve të  kancelares gjermane, Angela Merkel, ne Prishtinë dhe më pas drejt Beogradit. Sipas Vuçiç ata i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Vuçiç tha se temë e diskutimeve në Beograd kanë qenë raportet e Serbisë me Kosovën dhe ruajtja e stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Nuk jemi afër ndonjë marrëveshjeje sepse nuk po negociojnë gjermanët por ne me ata (Kosovën), e negociata të tilla nuk ka.”- ka thënë Vuçiç.

Shefi i shtetit serb ka thënë se nuk beson që taksa do të hiqet shpejt, sepse sipas  tij, Haradinaj konsideron se ka mbështetje të madhe në skenën politike.

“Platforma që e kanë miratuar është aq e keqe dhe për këtë i njoftova këshilltarët gjermanë me qëndrimin e Serbisë u thashë se është aq e tmerrshme sa nuk shoh që kjo do të ndryshojë në të ardhmen.

Platforma përcillet me akte ligjore, ka fuqi obligative …aty ka shumë kushte të tmerrshme ndaj Serbisë. Ata më thanë se pa asnjë ekuivokë kanë kërkuar që të hiqet taksa, që është me rëndësi pasi janë shteti më i fuqishëm europian,  dhe pres që gjatë prillit të ketë lëvizje të reja nga BE në mënyrë që gjërat të ndryshojnë në terren dhe do të shohim nëse kjo do të çojë deri në heqjen e taksës.” -ka thënë Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb