Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis në Himarë ditën e sotme, teksa tha se vizita e tij ishte për arsye elektorale dhe se minoriteti grek në Himarë i ka kërkuar ndihmë atij.

Sipas Lubonjës në Himarë po ndodh një ‘pushtim’ i tokës së tyre nga oligarkët me anë të ndërtimeve dhe investimeve strategjike.

“Nuk flitet më për minoritetet duke u nisur nga zona gjeografike, një njeri në Tiranë për një arsye deklaron që është grek dhe duhet të regjistrohet si i tillë, ky është janë parim i gjithë vendeve të qytetëruara. Nëse i hymë historikut të Himarës duhet një emision për të kuptuar çfarë është aty. Gjithë himariotët që kam takuar në burg thonë që janë minoritarë, ka pasur lëvizje për autonominë e tyre në kohë ne Zogut.

E para është qytetaria pastaj vjen etnia, kur etnia është më e rëndësishme se ajo ka probleme. Këta duhet të kishin gjetur të drejtat e tyre në shtetin shqiptar. Himariotët, ata që e quajnë veten grekë, i kam parë dhe të frikësuar. Aty për mendimin tim po ndodh një pushtim siç po i bëjnë Shqipërisë këta, këta i kanë kërkuar ndihmë Mitsotakis, këta po pushtohen nga oligarkët tanë me investime strategjike. Ky është një proces që ka ndodhur gjithandej. Këta kanë mbështetje grekun, ne nuk kemi fare. Mitsotakis shkoi për fushatë elektorale dhe Rama shkoi për të evituar këtë që këta nuk janë minoritarë dhe bëri adetin e vetë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: