SERBI-Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popovic, ka vlerësuar vizitën e sotme të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Luginën e Preshevës si njërën ndër provokimet me qëllim të destabilizimit dhe kërcënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

“Flamujt e Shqipërisë me të cilat Nishani është pritur sot në Bujanoc, si dhe injorimi i simboleve zyrtare shtetërore të Republikës së Serbisë dhe institucioneve të saja, paraqet një shkelje të ashpër të të gjitha rregullave diplomatike. Lënia anash e himnit të Serbisë me rastin e pritjes së presidentit shqiptar është tallje me shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Popovic, njofton Kosovapress.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb