Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama konfirmoi se do të zhvillojë një takim tjetër me shqiptarët në diasporë.

Rama Postimi
Rama Postimi

Takimi mdo të nisë në orën 15:00 dhe do të mbahet në Centro Congressi, MalpensaFiere via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA).

Dy javë më parë, kreu i qeverisë zhvilloi takime me shqiptarët e diasporës në Kretë dhe Athinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb