Ndërsa kryeministri Rama u prit me protesta në hyrje të Përmetit, mësohet se kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi që e shoqëronte është ndalur për të folur me protestuesit e opozitës.

Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” duket njëra prej makinave që shoqëron eskortën e Ramës teksa ndalon para turmës, ndërsa gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ishte pikërisht Peçi personi që ka zbritur prej saj, për t’ju folur.

Mësohet se Peçi pasi ka ndaluar i është drejtuar ish deputetit të PD, Tritan Shehut me fjalët: “Respekte Tritan, do e pimë një kafe bashkë pastaj”.

Kujtojmë që mes protestuesve ishte edhe ish-deputeti Tritan Shehu, për të cilin kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se: “Tërmeti e ka shok, pavarësisht se ai (Tritani) doli me 50 vetë si çetë në rrugë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: