KOSOVË- Zyrtarët e BE-së kanë folur për vizitën e paralajmëruar të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi në Beograd. Sipas tyre gjithçka duhet të shkojë në brenda marrëveshjes së arritur në Bruksel, pra nëpërmjet oficerëve ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd.


“Gjatë dialogut për normalizim është arritur një marrëveshje për procedurat rreth vizitave reciproke të zyrtarëve serbë dhe kosovarë që parashihet të kryhet nëpërmjet oficerëve ndërlidhës”, ka thënë Maja Kocijancic.


BE nuk ka komentuar rreth vizitës pasi nuk është organizatore e saj. Por qëndrimi i BE-së nënkupton që për këtë vizitë fjalën përfundimtare ta thotë Beogradi nëpërmjet zyrtarit ndërlidhës.


 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Etiketa: