Kryeministria ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e nesërme në Tiranë të presidentes të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Njoftim për mediat
Të nderuar kolegë të medias,
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e nesërme (23 Tetor 2024).
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gazetarët, operatorët dhe fotografët do të aksesojnë Ceremoninë e Pritjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.
Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)