Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari në një vizitë zyrtare.
Rama është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.
Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.