KATAR

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka publikuar pamje të takimit të delegacionit shqiptar me kreun e parlamentit të Katarit Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud, gjatë një vizitë zyrtare në Katar.

Balla shkruan në profilin e tij në “Facebook” se ky ishte takimi i parë i delegacionit shqiptar, ku u theksuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u kërkuar zgjerim i bashkëpunimit.

Po kështu Balla thotë se në takim, kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi kërkoi edhe mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb