Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh se vendi ynë po shkon drejt rezervimit online për vizitimin e siteve turistike.

Një hap i tillë sipas saj, mund të merret në përpjekje për të mbrojtur mjedisin.

Ministrja ka vendosur edhe një paralele mes dyndjes në zona të mbrojtura si për shembull Syri i Kaltër, dhe destinacioneve të tilla si Venecia, si dhe mënyrave se si qeveritë në vendet e huaja kanë zgjidhur problematikën e turizmit masiv.

Shqipëria është vend i vogël, nuk kemi territore pa fund, dhe siç kemi prioritet turizmin kemi edhe mjedisin. Shqipëria e zonave të mbrojtura nuk mund të përballojë miliona në zona të vogla, sicc është për shembull Syri i Kaltër.

Është një fenomen që vende të tjera e kanë kaluar para nesh ose ende po e kalojnë. Po dëgjojmë gjithmonë e më shumë për destinacione të mbipopulluara për të cilat ka një reagim dhe masa frenuese. Nuk kam parë ende një model të suksesshëm. Në Venecia psh, destinacion i vogël me turistë të shumtë, u vendos taksë për hyrjen. Por nuk tregoi që kishte reduktim. Ka një tjetër sit natyror në Francë ku u vendos rezervim online. Mendoj se do të shkojmë drejt saj, në kuptimin që nëse mbërrin një numër vizitorësh në ditë, e bllokon dhe nuk lejon më të tjerë. Mund të krijojë pakënaqësi tek turistët por duhet mbrojtur mjedisi.

Tek Syri i Kaltër psh u ndalua qarkullimi i makinave në sit. Kishte pakënaqësi sepse rruga nga pika e hyrjes deri te Syri i Kaltër është i gjatë dhe jo të gjithë mund ta bëjnë në këmbë. U ofruan shërbime të tjera, me biccikletë psh më miqësore me mjedisin.

S’mund ta lëmë Syrin e kaltër të dynden nga njerëzit”, u shpreh ajo. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb