Ju kujtohet historia e familjes Mera nga fshati Urxallë? Gjatë sezonit të kaluar stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u dhuroi një shtëpi në Burrel.

Elvis Naçi, me ndihmën e shqiptarëve me zemër të madhe grumbulloi paratë për t’i blerë familjes një apartament në qytetin e Burrelit, afër spitalit dhe shkollës.

Lumturia e anëtarëve të familjes ishte e papërshkrueshme kur dera e banesës së re u hap për herë të parë. Djemtë kanë dhomën e tyre, ambientet janë të bollshme dhe të rehatshme.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” nuk i harron miqtë që kanë qenë protagonistë gjatë emisionit. Elvis Naçi shkoi dhe vizitoi familjen Mera në banesën e re ku me vete kishte marrë edhe disa dhurata.

E mbani mend Ergestin, djalin e madh të familjes? Jeta e tij tashmë ka ndryshuar totalisht. Është bërë më i shoqërueshëm dhe ka plotë miq. Elvisi i dhuroi djalit një laptop, dhuratë që e gëzoi djalin shumë. Ndiqni videon për të para vizitën e Elvisit në shtëpinë e familjes Mera.

https://youtu.be/D0j_3qKW1Bo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb