Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në burgun e Durrësit. Pasi ka takuar Fredi Belerin ai tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki ne Evropë që nuk ka kryetar.
“Sapo pashë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej 7 muajsh. Kohët janë padyshim të vështira dhe kjo është arsyeja pse doja të isha këtu. Fatkeqësisht, në Himarë ende nuk është zbatuar parimi i sovranitetit popullor.
Është e vetmja Bashki në të gjithë Evropën, ku krye bashkiaku i skualifikuar vazhdon të ushtrojë pushtetin, ndërsa kryetarit të zgjedhur i hiqet e drejta demokratike për të bërë betimin. Ne qëndrojmë me Fredi Belerin për të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, i cili vazhdon nesër.
Ne duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga drejtësia shqiptare. Duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë, brenda kornizës së kornizës evropiane, shtetit ligjor dhe parimit të fqinjësisë së mirë, për të rikthyer normalitetin demokratik në Himarë”, ka deklaruar ai në gjuhën greke sipas njoftimit të dhënë nga Protothema.
Prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.