Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur sot në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani.
Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.
“Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s nga Italia, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Gjenerali italian Barduani e zëvendëson krye të KFOR-it gjeneralin turk Ozkan Ulutas.