Në muajin gusht, Izraeli ndaloi vizitat zyrtare në territorin e tij për dy përfaqësuese të Kongresit amerikan, kritike ndaj për politikës së tij.

Programuesit palestinezë kanë vendosur të ribëjnë virtualisht turin që ato do të zhvillonin në Cisjordaninë e pushtuar.

Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të krahut të majtë të Partisë Demokrate amerikane, nuk morën miratimin e Izraelit për të kryer një vizitë zyrtare në vend dhe në Territoret palestineze të pushtuara, për shkak të mbështetjes së tyre për fushatën në lidhje me bojkotimin e shtetit hebre dhe pas një kërkese të presidentit amerikan, Donald Trump.

Por, palestinezët kanë gjetur një mjet për t’iu treguar atyre realitetin dhe madje për t’i treguar mbarë botës atë që dy të zgjedhurat e Kongresit amerikan do të vizitonin.

“Ne dëshirojmë të zhvillojmë turin që ato ishin të gatshme për të realizuar dhe për ta bërë më të prekshëm”, theksoi Salem Barameh, drejtor ekzekutiv i Palestine”Institute for Public Diplomacy”, i cili mendoi për aplikimin.

“Përgjithësisht, njerëzit që kanë privilegjin të vijnë dhe të shikojnë realitetin në Territoret Palestineze përfundojnë të ndryshojnë mendim për këtë vend. Por, shumë nuk kanë mundësi të vijnë dhe ne dëshirojmë t’ua tregojmë atyre”, shtoi ai./

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb