MILANO- Dy shqiptarë, 21 dhe 31 vjeç, janë arrestuar pas një ndjekje prej 7 km nga policia italiane, ndërsa në makinë mbanin dhe një kasafortë me para që e kishin vjedhur. Ngjarja është regjistruar dje gjatë natës në Milano.

Mediat italiane raportojnë se dy hajdutët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin vjedhur në katin e parë të një pallati kasafortën. 3 fqinjë, të alarmuar nga zhurma që dëgjuan, lajmëruan policinë.

Fill pas kësaj dy shqiptarët të ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej, u larguan me automjetin e vjedhur. Por policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa tentativa e dy shqiptarëve rezultoi e dështuar pasi këta të fundit përplasën makinën me një mur. Tashmë ndaj tyre rëndon akuza për ‘vjedhje’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb