Vjedhja e 500 mijë euro dhe fshehje pasurie, Apeli lë në fuqi dënimin për Alda Klosin dhe pastruesen Rozeta Dobi e djalin e saj.
Më 19 mars 2024 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin:
Gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj, duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg.
Ndërkohë pastruesje Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.
Për të tre të akuzuarit aplikohet gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit dhe përfundimisht Alda Klosi do të vuajë 20 muaj burg, Rozeta Dobi 4 vite e 8 muaj, e Havier Dobi mbetën 3.4 burg.