TIRANE- Edhe gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar kontrollet e përbashkëta në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike si dhe për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme, në të gjithë vendin kanë vepruar 85 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren , në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 711 raste.

Si dhe janë ndërprerë 240 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Kontrolli po vijon në bazë zone, duke kontrolluar fidrat dhe kabinat me radhë si dhe abonentët biznes dhe familjarë që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike, ku gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 144 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Kontrolli i përbashkët Polici e Shtetit –OSHEE do vijojë deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme si dhe përballjen me ligjin të vjedhësve të energjisë elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb