TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në materialet e vjedhura në serverin e prokurorisë së Durrësit ka qenë edhe ai për 613 kg kokainë ku flitej për klanin pritës. Në një status në “Facebook” Berisha akuzon drejtpërdrejt për vjedhjen kryeministrin Edi Rama.

Ai shkruan se seriali i rrëmbimit dhe vjedhjeve të paprecedenta të dosjeve më të rënda dhe serverit të tyre në prokurorinë e Durrësit është dëshmi e degjenerimit të narkoshtetit në Shqipëri.

STATUSI I BERISHËS
Vjedhja e serverave të prokurorisë, vepër kriminale e Edvin Kristaq Ramës!
Të dashur miq, dje u vodh në prokurorinë e Durrësit serveri i dosjeve më të mëdha të krimit të organizuar, ndër më të fuqishmit në Europë! Një javë më parë u rrëmbye si rastësisht posta e dosjeve që transferoheshin nga Tirana në këtë prokurori!

Seriali i rrëmbimit dhe vjedhjeve të paprecedenta të dosjeve më të rënda dhe serverit të tyre në prokurorinë e Durrësit, është dëshmi tjetër e degjenerimit të narkoshtetit në Shqipëri. Vjedhja e serverit të prokurorisë ndofta nuk u realizua nga të njëjtit njerëz që vodhën serverin e tatimeve me 20 milionë deklarata tatimore të qytetareve shqiptarë, por u realizua me urdhrin e të njëjtit kryebandit që përdor krimin kundër ligjit, pra me urdhër të Edi Ramës.

Ndër dosjet e vjedhura me serverin e prokurorisë është dosja famoze e 613 kg kokainë, qindra faqe të të cilës dëshmonin se pritësi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitallës e Olsit dhe kompanisë fantazmë të parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave të Gjushit me balozët e zi të mëdhenj të krimit dhe drogës në Shqipëri dhe rajon; ishin përgjimet ambientale por edhe informimet që Edi Rama i bënte Gjushit se ai është në përgjim të trefishtë; ishte dosja famoze e tokave.

Në server ishin të gjithë dokumentet e botës së krimit që fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij më të ngushte. Vjedhja e dyte në harkun kohor një javor nga bandat e kryeprokurorit dhe kryegjykatësit Edvin Kristaq Rama, që dëshmon mënyrën që ai ka zgjedhur për të mbrojtur krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me krimin, është një dryn i ri në mbylljen e dyerve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian! sb

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb