TIRANË-Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datën 4 dhjetor seancën e radhës për 14 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë të akuzuar për vjedhjen e thesarit. Ish-drejtori i Departamentit të Emetimit, Dorian Collaku ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa ish kryeinspektorja Elivar Golemi ka kërkuar ndarje dhe veçim të çështjes.
14 ish-zyrtarët e Bankës, akuzohen për “shpërdorim detyre”. Sipas Prokurorisë së Tiranës nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, këta persona, nëpërmjet mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet për cënimin e një shume të konsiderueshme parash në administrim të Bankës së Shqipërisë.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: