KAVAJË

Policia ka arritur të zbardhë 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth. Sipas burimeve zyrtare, është finalizuar operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Në sajë të këtij operacioni janë ndaluar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ata akuzohen dhe për pastrim parash.

Personat e ndaluar janë: G. I., 25 vjeç; S. K., 27 vjeç; Q. P., 43 vjeç; V. L., 19 vjeç;

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb