Të paktën katër persona janë arrestuar nga policia e Sarandës për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, dhunë në familje dhe shkatërrim prone.

Policia e Sarandës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

B. O., 55 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë dhe Sh. A., 58 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë kanë qenë shpallur në kërkim dhe më datë 06.05.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i ka dënuar me 6 muaj burgim për “Vjedhje në bashkëpunim”.

Po ashtu është ndaluar nga policia shtetasi V.M., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 18.04.2016, Gjykata e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” edhe shtetasin P. P. 43 vjeç, banues në fshatin Sopik, Finiq.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vënë zjarr në fushat me ullinj në fshatin Rumanxa, ku si pasojë janë djegur 370 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Dh.B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb