Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 3 shtetas, të dyshuar për vjedhje lokalesh e motorësh.

Uniformat blu të qytetit bregdetar njoftojnë se kanë ndaluar 2 persona në Vlorë, të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, ndërsa një i tretë u ndalua në Sarandë po për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndaluar dy shtetas në kërkim për vjedhje në bashkëpunim dhe një tjetër në kushtet e flagrancës për të njëjtën vepër penale.

Vlorë, ndalohen shtetasit në kërkim:

  1. M., 32 vjeç, banues në Vlorë.
  2. S., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e këtyre shtetasve të shpallur në kërkim pasi, më datë 19.07.2019, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se këna shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit H.S.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. P., 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr.1 Sarandë, dyshohet ky shtetas ka tentuar të vjedhë motorin e markës “Skygo” në pronësi të shtetasit A. Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhja”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb