ELBASAN

Policia e Elbasani vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar duke arrestuar autorin e tretë të dyshuar për ” Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar më parë nën kërcënimin e armës së zjarrit ndaj rojes të një pike karburanti në Peqin, dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh dhe disa litra karburant.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb