VORË
Një vjedhje ka ndodhur në një firmë në Vorë. Autori ka marrë një sasi vlere monetare teksa Policia po punon për ta identifikuar.
Po ashtu vjedhje ka ndodhur edhe në një kompani teksa në pranga përfundoi punonjësi i sigurisë pasi nuk raportoi vejdhjen.
Ndërkohë në Malin e Robit në Golem, një vjedhje ka ndodhur në një panesë ku janë marrë një shumë parash dhe dy aparate celulare.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- M., 44 vjeç, punonjës sigurie në një kompani, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka raportuar për vjedhjen e ndodhur në kompaninë që kishte në ruajtje;
- D., 31 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij;
- Z., 60 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi municioni, pjesë arme dhe një armë e ftohtë (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, i shtetasit L. K., 20 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. Gj., 28 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe i dëmtuari I. Gj., pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L. K.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.S., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren Sh. T., 82 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
M.I., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
I.C., 41 vjeç dhe R. Sh., 47 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 12.08.2021, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. I., 26 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.
Më datë 12.08.2021, në Vorë, kanë vjedhur një sasi vlere monetare të papërcaktuar në firmën me administrator shtetasin A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 12.08.2021, gjatë natës, tek Mali i Robit, në Golem, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. K., një shumë parash dhe dy aparate celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.