ELBASAN- Videoja në fjalë tregon se si një grua vjedh një palë atlete në mënyrë të shpejtë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ndërsa gruaja është kapur nga kamera e sigurisë.

Pamjet e kamerave tregojnë një grua, e cila hyn qetë-qetë në dyqan dhe më pas me njërën dorë merr atletet. Sapo kthehet i fsheh ato mes këmbëve dhe del menjëherë nga dyqani.

Pavarësisht nxitimit të saj, gruaja nuk i ka shpëtuar kamerave dhe mesa duket pronari nuk ka ndërmend ta lejë me kaq këtë vjedhje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: