Autori i ngjarjes në Fier, ku u dhunuan një çift të moshuarish, njihet si person me rekorde të mëparshme kriminale.

Ilir Nukaj është dënuar me 20 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë, pasi në vitin 2012 ai ka tentuar të vrasë pronarin e një lokali.

Më datë 02.06.2012, rreth orës 01.00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin internetkafe, të shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Në momentin kur i pandehuri ka thyer xhamin e derës së lokalit, me qëllimin për t’u futur brenda, shtetasi Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborrin e banesës së tij.

Meqenëse nuk ka mundur të shohë gjë, ka shkuar në drejtim të lokalit bashkë babanë e tij, shtetasin Ferrik Çela, ku kanë konstatuar se ishte thyer xhami i derës, ndërsa në një kanal që kalonte pranë lokalit, ata kanë parë që qëndronte i fshehur i pandehuri Ilir Nukaj, i cili është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë.

Shtetasit Helio dhe Ferrik Çela e kanë kapur të pandehurin dhe duke përdorur edhe dhunë fizike, kanë bërë të mundur të neutralizojnë veprimet e tij. Në këtë moment, kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier, të cilat kanë bërë kapjen në flagrance të të pandehurit dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe arrestimin në flagrancë të tij.

Nukaj ka qenë edhe subjekt hetimi nga OFL për pasurinë, teksa iu dorëzuan edhe formularët më 7 tetor 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb