Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike në 70 lekë për kilovat, nëse demokratët do të fitojnë zgjedhjet në 11 maj. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha akuzoi zv/kryeministren, Belinda Balluku për abuzime me energjinë elektrike.

“Rama dhe Lubia janë në garë me njëri-tjetrin që të përsërisin si papagaj nga mëngjesi deri në darkë, gënjeshtrat e veta. Ulet korenti për herë të parë në histori, ulet thotë Lubia, ulet thotë Rama. Si për herë të parë. Po a ishte korenti 77 lek gjer në vitin 2013. A ishte fashoja e parë 77 lek. A e more dhe e bëre 95 lek. Tallesh me shqiptarët ti. U more nga viti 2014 e gjer tani, ju ke marrë fiks 600 milionë euro nga xhepat e tyre, ua ke nxjerrë. Se vetë tha që, kjo ulje nga 95 në 85 është 30 milionë euro. Atëherë rritja nga 77 në 95 është 60 mln euro. Pra ju morën shqiptarëve 600 milionë euro dhe tani thotë, ulja e parë në histori, këta janë turpi i historisë.

Përveç kësaj, 100 mln euro kanë marrë në 2015 nga buxheti se u tërhoqën nga arbitrazhi dhe i paguan CEZ-it, i ndanë me ata, 100 mln euro. Në 2023 kanë marrë nga buxheti 200 mln euro dhe plus 80 mln garanci kredie dhe i kanë dhënë CEZ-it. Nga paratë e buxhetit, nga paratë e qytetarëve se po i lumturojnë, se po ja ulin për herë të parë në histori energjinë. Nuk ka sharlatan si këta bota, se këta nuk kanë asnjëlloj respekti minimal për njerëzit. Nga taksat e qytetarëve u kanë marrë 900 milionë dhe u rikthejnë për 1 vit, po ju japin 30 mln. Merr fund kjo punë. Modeli ynë, Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lek 300 kilovatët e parë. 100 lek, jo 115 fashon e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lek. Nuk është koha të hyjmë këtu, por vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë, ju them kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kush kurrë kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person. E cila është një mrekulli, një pasuri shumë e çmuar në kuptimin e asaj që është një rezervë energjetike e cila të jep shumë mundësira për të rregulluar furnizimin, por edhe çmimet dhe të gjitha.

Kjo zbrazte kaskadën duke shitur tek ndërmjetësit e saj, me çmim 3 herë më të ulët se sa në bursë, se sa në treg, e faktuar. Ndërmjetësit e saj e blinim në kaskadë energjinë me çmim 3 herë më të ulët, e shisnin pastaj në bursë me çmim 3 herë më të lartë dhe e ndanin, se këta janë të pangopur. Keni parë ju, bursën e kanë formale, i detyruar ndërkobëtarët duke parë një vjedhje të paimagjinueshme i detyruan të hapin bursën. Bursa është kot, një stoli, bursa e energjisë nuk funksionin në tërësi. Dhe tani ju thotë, ju lumturova se ua ula 1 lek kilovatorin. Të gjitha këto, të cilët tani qytetarët e kanë kuptuar se këta janë hajdutë të pamëshirë”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD foli sërish për vendosjen e minimumit jetik 200 euro, për familjet e varfra dhe pensionistët me pension jo të plotë.

“E vërteta është që sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo është Partia Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se, paketa ta quajmë e 100 ditëve të para, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. Të vendosjes së minimumit jetik 200 euro. Janë 57% e pensionistëve që marrin pension jo të plotë. Janë 100 mijë pensionistë në fshat që marrin 12 euro pension. Janë të gjithë invalidët dhe të tjerët që nuk përballojnë as gjysmën e shpenzimeve të tyre shëndetësore me pensionin. Pensioni mesatar 170 euro, që nuk mjafton as për kafshatën.  Të gjithë këta tre muaj e parë të qeverisjes tonë, do të marrin fiks 200 euro. 200 euro do të marrë çdo shqiptarë që nuk merr asgjë deri sot. se ka me dhjetëra mijëra dhe më shumë, qytetare dhe qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 euro. Pse 200. Është minimumi jetik. Duhet të jetojë, nuk mund ti thuash pse ske punuar, pse ke punuar, do ti japësh të jetojë dhe do të jetojë. Kanë shpërthyer në një mashtrim, në një cinizëm të paimagjinueshëm me qytetarët, tejkalojnë etërit e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb