VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 67-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar nusen e djalit të tij, për motive të dobëta. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mifol të Vlorës, ku 67-vjeçari T.K ka goditur me gërshërë nusen e të birit, M.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar një plagë të lehtë në trup.

“Arrestimi 67-vjeçarit u bë në banesën e tij në fshatin Mifol, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet mprehës “gërshërë” bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen me iniciale: M.K., 34 vjeç, të cilës i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në trup, jashtë rrezikut për jetën”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb