Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një e re ka alarmuar policinë se dhunohej vazhdimisht nga vjehrri i saj.

Ajo ka denoncuar 73-vjeçarin me iniciale Ll.S se e dhunonte jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht.

Policia ka plotësuar urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj 30-vjeçares.

Ajo bën me dije se vjerhrri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së tij, shtetases R.S, 30-vjeç.

NJOFTIMI
Më datë 24.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri Ll.S, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: