Lajm i mirë i shumëpritur nga të gjithë. Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

Në foton e publikuar nga analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, Ilir Kulla ai shihet në praninë e një prej punonjësve të Gjysmëhënës së kuqe siriane i buzëqeshur. Mësohet se Alvin ndodhet në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: