Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i zhvilluar nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se gjatë operacionit u sekuestruan edhe 350 doza drogë sintetike LCD, e cila është një drogë shumë e rrallë, si për t’u kuptuar dhe njohur që është drogë.

Kjo drogë është në formë kartoni siç duket edhe nga foto dhe kur konsumohet vendoset poshtë gjuhës një copë si karton.

  • foto galeri

Burime bëjnë me dije se droga LCD vinte nga Serbia në Shqipëri me postë dhe më pas grupi kriminal e shpërndante pothuajse në të gjithë Tiranën.

Droga LCD është një drogë e cila sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbje jete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb