GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar bullgar ndonëse kishte zgjedhur të kalonte pushimet veriore në Shqipëri, ka përfunduar në burg.


Ngjarja në fjalë është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës, kur i riu me inicialet A.D është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Fiat” i janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike. Burime nga policia pohuan se fill pas kësaj, turisti i huaj është vënë në pranga.


NJOFTIMI I POLICISË SË GJIROKASTRËS
Më datë 15.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 19, banues në Varna, Bullgari, pasi në P.K.K, Kakavijë, gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Fiat”, iu gjetën e bllokuan 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: