Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë reagimin e parë zyrtar për procesin zgjedhor, që vijon prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, është shprehur në një deklaratë për media se KQZ po mashtron qytetarët me shifra jo zyrtare të pjesëmarrjes në votim.

Sipas LSI, detyrimi i KQZ është të informojë qytetarët me përqindje reale në votime, duke shtuar se sipas monitorimit të kësaj partie, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë nuk e kalon shifrën 10%.

“Sipas monitorimit të kryer nga LSI, pjesëmarrja në qendrat e votimit në 61 bashkitë e vendit nuk e kalon shifrën 10%, ndryshe nga ç’deklaron KQZ. I bëjmë thirrje KQZ të mos vazhdojë në rrugën e mashtrimit, me shifra të manipuluara dhe të pavërteta.

Raportimi nga Komisioni Socialist i Zgjedhjeve me shifra të pakonfirmuara dhe të marra me telefon është një përgjegjësi e rëndë, sepse detyrimi i KQZ është të informojë qytetarët me përqindjen reale në votim me shifra zyrtare dhe të konfirmuara.

Gjatë procesit të votimit ka pasur shkelje të rënda, komisione të reduktuara me 1-3 anëtarë, përgjimi me kamera, votim në grup, pa mjet identifikimi, nga dy-tre herë, persona të shpallur në kërkim, etj”, ka thënë Caka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb