Lajm i keq për Interin në prag të ndeshjes së rëndësishme në kampionat kundër Lacios ditën e diel. “Stefan De Vrij i është nënshtruar një rezonance manjetike për shkak të një problemi të shfaqur gjatë stërvitjes me përfaqësuesen holandeze, rezonancë që ka treguar një problem në kofshën e djathtë,” shkruan Interi në komunikatën zyrtare për shtyp.

Kjo nuk është hera e parë që Stefan De Vrij humbet një përballje me Lacion, ku zakonisht ka shmangur rikthimin në “Olimpico” pas atij autogoli traumatik që ço ekipin e tij të ri Interin në Champions dhe jo Lacion, skuadrën për të cilën luante. Situata e De Vrij do të shikohet me vëmendje javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: