Një parakalim të bujshëm ka bërë ditën e sotme Atletiko e Madridit ndaj Mançester Sitit, Real Madridit dhe Juventusit, sa i takon çështjes së Zhoao Feliks, i cili për pjesën më të madhe të mediave ishte pranë firmës me Sitin. Por ja që “Record”, e përditshmja portugeze, shkruan se talenti i Benfikës është që prej ditës së djeshme në Madrid për të firmosur me “colchoneros” të Çolo Simeones.

Atletiko Madrid është në kërkim të zëvendësuesit të Grizmanit dhe ka vendosur të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh që kërkon Benfika pëër 19-vjeçarin. Ylli i ri i futbollit portugez, pritet të firmosë një kontratë ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb