Dinamo ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me Dritan Mehmetin. Ashtu siç kishte njoftuar Balkanweb, tekniku do të ulet në stolin e dinamovitëve.
“Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.
FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.
Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari” – Shkruan klubi i Kategorisë së Parë.
Klubi i Kategorisë së parë ndërpreu bashkëpunimin pak orë më parë me Nevil Deden.
(BalkanWeb)