Austria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund negociatave për aderim të Turqisë që tani janë vetëm një “trillim” në gjendjen aktuale që janë gjërat, sipas kancelarit austriak Christian Kern.

“Ne duhet të përballemi me realitetin, negociatat për aderim janë vetëm një trillim”, deklaroi të mërkurën në mbrëmje Kern për median austriake, duke shtuar se normat demokratike turke janë shumë largë për të justifikuar aderimin e saj.

Ai shtoi gjithashtu se “kërkon që kjo çështje të debatohet gjatë Këshillit të Evropës të parashikuar më 16 shtator”.

Në një intervistë të publikuar sot nga agjencia austriake APA, ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil vajti edhe më larg se kancelari duke e krahasuar regjimin aktual turk me një diktaturë dhe duke shprehur se “ka ardhur koha që të themi qartësishtë se negociatat me Turqinë duhet të pezullohen ose ndërpriten”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: