Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës para rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane.

Gjatë fjalimit të saj Osmani ka theksuar mundësitë e shumta për investime në Kosovë.

“Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës”, tha ajo.

Ajo thotë se interesimi i të pranishmëve për Kosovën u vërejt dhe tani thotë se duhet të punohet për shndërrimin e këtij interesimi në investime konkrete.

“Interesimi i bizneseve e investitorëve për Kosovën u vërejt shumë qartë. Ne na mbetet të punojmë fort e të sigurohemi që interesimi i tyre të shndërrohet në investime të suksesshme në vendin tonë”, shtoi ajo

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: