TIRANE- Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit që mori dje Këshilli i Ministrave për emërimin e shefave të Shërbimeve Universitare Mjekësore.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Shehu e cilësoi vendimin të pa precedentë, ndërsa emërimet do të kthehen sërish politike e klienteliste.

REAGIMI I SHEHUT
Nje VKM “Lei Fen-iste” miratoi dje Keshilli i Ministrave per emerimin e shefave te Sherbimeve Universitare Mjekesore.
VKM e djeshme, duke i hequr Aneksin 1 te kritereve profesionale e shkencore asaj te mepareshme te miratuar nga po kjo Qeveri ne perputhje me Ligjin e Aresimit te Larte, si dhe duke i bere disa ndryshime te tjera, i kthen keto emerime ne krejtesisht politike e klienteliste.
Figura e Shefit te Sherbimit, eshte nje figure tejet e rendesishme klinike, didaktike, organizuese, shkencore etj, me rrezatim ne rang vendi, qe kerkon studime, kontribute, dije, aktivitete te spikatura.
Edhe me VKM e mepareshme te perzgjedhjes kishte shume hapesira per subjektivizma, ne vend te kritereve e metodologjise objektive, qe duheshin forcuar.
Ndersa Vendimi i djeshem, i pa precedente te ne apo ne vendet e zhvilluara ky, qe ngjan me nje dacibao te Revolucionit Kulturor, apo te “Vijes se Masave” te dikureshme, ul pothuajse “perdhe steken” e perzgjedhjes.
Pa dyshim nje vendim i tille, diametralisht i kundert me nevojat e zhvillimit e progresit, merret per dy qellime: per nje perzgjedhje politike e klienteliste te ketyre shefave si dhe per t’i mbajtur ata te “nenshtruar”.
Keshtu marrin nje goditje te rende jo vetem Sherbimet tona Universitare, por dhe i gjithe Sistemi i yne Shendetesor, i lidhur ngushte me ato.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: